Beratung

Këshillim

Nëse ke pyetje, atëherë mund të të ndihmojmë me kënaqësi. Mund të na telefonosh ose të na shkruash email. Do të të japim informacionet e para dhe, nëse është e nevojshme, do të të referojmë te qendra të tjera këshillimi. Nëse banon jashtë kantonit të Qytetit të Baselit, atëherë kontakto drejtpërdrejt me zyrën e barazisë gjinore të kantonit ose qytetit ku banon.

Qyteti i Baselit
> Abteilung Gleichstellung von Frauen und Männern des Präsidialdepartements Basel-Stadt
061 267 66 81 | gleichstellung@bs.ch

Adresat e të gjitha zyrave të barazisë gjinore të Zvicrës i gjen këtu: www.equality.ch
Mund të kontaktosh drejtpërdrejt me bordin e arbitrimit. Do të të japin informacione rreth Ligjit për Barazinë Gjinore, juridiksionit dhe procedurës së arbitrimit. Kontakto me bordin e arbitrimit të vendit tënd të punës.

Qyteti i Baselit
> Kantonale Schlichtungsstelle für Diskriminierungsfragen Basel-Stadt | 061 267 85 22 Adresat e bordit të arbitrimit të kantoneve të tjera i gjen këtu: www.ebg.admin.ch
Nëse banon ose punon në kantonin e Qytetit të Baselit, atëherë mund të kontaktosh me këto qendra këshillimi.

Zyra për Ekonominë dhe Punën e kantonit të Qytetit të Baselit ofron këshillim ligjor personalisht dhe përmes telefonit për pyetjet dhe problemet mbi të drejtën e punës.
> Amt für Wirtschaft und Arbeit des Kantons Basel-Stadt | 061 267 88 09

A të ka kërkuar punëdhënësi/punëdhënësja të largohesh nga puna ose ke frikë që së shpejti do të marrësh njoftim për largim nga puna? Pika e kontaktit për të papunët do të të ndihmojë më tej. Ata ofrojnë këshillim dhe mbështetje falas:
> Kontaktstelle für Arbeitslose | 061 691 24 36

Dëshiron një këshillim juridik gjithëpërfshirës? Te Familea Frauenberatung mund të marrësh këshillim jo të shtrenjtë nga një jurist.
> Familea Frauenberatung | 061 260 82 80

Dëshiron këshillim në një gjuhë tjetër? GGG Migration ofron këshillime në 14 gjuhë:
> GGG Migration | 061 206 92 22

Infra Basel është një qendër këshillimi jo e shtrenjtë nga gratë për gratë në të gjitha fushat e së drejtës:
> Infra Rechtsberatung für Frauen

Konfederata e Sindikatave të Baselit ofron këshillim ligjor të parë mbi Ligjin për Barazinë Gjinore:
> Basler Gewerkschaftsbund

Albanian