Mospunësimi për shkak të shtatzënisë

 

Rast studimor:
Derya është në javën e 10-të të shtatzënisë dhe kërkon një vend pune me 60%. Pasi e ftojnë në një intervistë fillestare dhe sapo ajo zbulon shtatzëninë, merr një refuzim.

 

Ja se çfarë mund të bësh në këtë rast:

1. Mos hiq dorë nga kërkimi për punë! Ka punëdhënës që kualifikimet e tua i vlerësojnë më tepër se situatën familjare.

2. Shtatzënia nuk ka pse të bëhet e ditur në një intervistë pune.

3. Nëse shtatzënia jote bëhet temë diskutimi,
- atëherë bëni të qartë: Shtatzënia nuk është sëmundje dhe si rregull mund të bësh të gjitha punët para lindjes.
- shpjegoji punëdhënësit/punëdhënëses që do të vazhdosh të ofrosh rendiment të mirë edhe pas lejes së lindjes.
- sqaroji punëdhënësit/punëdhënëses se si është i organizuar kujdesi i fëmijëve.

4. Nëse merrni një refuzim, kërkoni menjëherë një justifikim me shkrim se pse nuk jeni punësuar (Neni 8 paragr. 1 i Ligjit për Barazinë Gjinore, për marrëdhëniet private të punës).

5. Nëse dyshon për diskriminim për shkak të shtatzënisë, duhet të fillosh një procedurë arbitrimi brenda tre muajve nga marrja e justifikimit (Si funksionon kjo gjë?). Mund të kërkosh kompensim deri në tre muaj pagë (Neni 5 paragr. 2 dhe 4 i Ligjit për Barazinë Gjinore, Neni 8 paragr. 2 po i këtij ligji). Megjithatë, nuk mund të kërkosh të punësohesh.

 

Bën mirë të dish:

> Pyetjet e papranueshme në intervistën e punës janë ato mbi shëndetin, shtatzëninë, planifikimin familjar ose fenë, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë profesionale. Rregulli i përgjithshëm është: Pyetjet e papranueshme nuk kanë pse të marrin përgjigje.

> Pyetjet mbi organizimin e kujdesit të fëmijëve lejohen për sa kohë që u bëhen të gjithë punonjësve (përfshirë burrat).
> Ndaj pyetjeve të papranueshme mund të reagosh me një kundërpyetje: “Pse është kjo pyetje për detyrat e ardhshme e rëndësishme?” ose “A jua bëni këtë pyetje edhe burrave?”

> Përjashtime: A luan qëndrimi i trupit rol të madh në veprimtarinë e ardhshme të punës (p.sh. si korrierja me biçikletë, mësuesja e jogës ose aktorja) apo bëhet fjalë për mbylljen e një marrëveshjeje të përkohshme të rëndësishme, janë pyetje mbi shtatzëninë ose shëndetin që duan përgjigje.


Mospunësimi për shkak të shtatzënisë ose amësisë është diskriminues (Neni 3 i Ligjit të për Barazinë Gjinore).