Pushimi diskriminues nga puna
Rast studimor:
Pak para kthimit nga leja e lindjes, Elise merr këto të dhëna: Marrëdhënia e punës duhet të marrë fund me miratim të përbashkët. Elise nuk duhet të vijë më në punë, por merr edhe një muaj pagë të plotë. Do t’i kërkohet të firmosë një letër korrespondence (marrëveshja e përfundimit të kontratës). Njëkohësisht, ajo njoftohet se do të pushohet nga puna nëse nuk e firmos letrën.
Ja se çfarë mund të bësh në këtë rast:
1. Merre letrën me vete në shtëpi dhe merr kohën e duhur për t’i lexuar mirë të gjitha. Nëse ke pyetje, mund të marrësh këshillim.
2. Kur ke përshtypjen se punëdhënësi/punëdhënësja kërkon të përfundojë marrëdhënien e punës për shkak të amësisë, atëherë kjo është diskriminuese.
3. Kur vendos të mos e firmosësh, atëherë tregoja këtë punëdhënësit/punëdhënëses tënd/tënde.
4. Nëse të pushojnë nga puna, paraqit një kundërshtim me shkrim brenda periudhës së njoftimit.
5. Nëse nuk ka marrëveshje mes teje dhe punëdhënësit/punëdhënëses, fillo një procedurë arbitrimi (Si funksionon kjo gjë?). Deri në përfundim të afatit të njoftimit ke 180 ditë dhe mund të kërkosh deri në gjashtë muaj pagë nga punëdhënësi/punëdhënësja dhe/ose kompensim (p.sh. për shkak të një page më të ulët në një punë të re). Pushimi nga puna mbetet i vlefshëm.
Bën mirë të dish:
> Pushimi nga puna për shkak të amësisë deri në javën e 16-të pas lindjes është i ndaluar dhe nuk vlen. Marrëdhënia e punës vazhdon më tej.
> Pushimi nga puna për shkak të amësisë pas javës së 16-të është diskriminues. Nëse punëdhënësi/punëdhënësja druhet se rendimenti yt në punë ose prania jote ndikohet për shkak të përgjegjësive të reja familjare, kjo nuk ka të bëjë fare me cilësinë e punës tënde, por vetëm me faktin që je bërë nënë.
> Nëse firmos marrëveshjen e përfundimit të kontratës, mund të të shkurtohet sigurimi i papunësisë.
Nëse mbrohesh kundër pushimit diskriminues nga puna, kjo nuk duhet të ketë një ndikim negativ në referencën tënde të punës.
Nëse pushohesh nga puna për shkak të shtatzënisë, atëherë kjo është diskriminuese (Neni 3 i Ligjit për Barazinë Gjinore) – edhe pas lejes së lindjes.
Präsidialdepartement des Kantons Basel-Stadt
Abteilung Gleichstellung und Diversität
Fachstelle Gleichstellung
Marktplatz 30a
4001 Basel
T +41 61 267 66 81
gleichstellung.bs.ch
Stampimi
Kreu
Mospunësimi për shkak të shtatzënisë
Pushimi nga puna gjatë periudhës së provës
Ngacmimi në vendin e punës
Pushimi diskriminues nga puna
Pushimi nga puna për hakmarrje
Marrëveshja e amësisë
Fjalor
Këshillim
Lidhje
Shkarkime
Formulari “Kërkesë për kryerjen e arbitrimit”
Formulari “Kundërshtim ndaj pushimit nga puna”
Formulari “Marrëveshja e amësisë”
Broshura të kantonit mbi Ligjin e për Barazinë Gjinore
Broshura të qeverisë federale mbi amësinë
Fleta e të dhënave për lejen e atësisë
Zgjedhje e gjuhës
