Ngacmimi në vendin e punës
Rast studimor:
Shpesh Valentina merr raport mjekësor për disa ditë për shkak të shtatzënisë. Për këtë arsye, ajo merr komente poshtëruese nga ekipi i saj: Ajo nuk është e shqetësuar dhe e përdor shtatzëninë që të mos vijë në punë. Ajo e krahason veten me një kolege tjetër, e cila ka punuar pa munguar deri në lindje. Kur Valentina kthehet nga leja e lindjes, shefi i saj e ngut që ajo të mos ketë kohë dhe qetësi për të ushqyer me gji.
Ja se çfarë mund të bësh në këtë rast:
1. Nëse të marrin në patronazh për shkak të shtatzënisë ose amësisë, sepse, për shembull ke një sëmundje të lidhur me shtatzëninë ose sepse të vështirësojnë ushqyerjen me gji, atëherë kjo është diskriminuese.
2. Bëja të qartë punëdhënësit/punëdhënëses: Ai/ajo duhet që brenda mundësisë
- të marrë parasysh shtatzëninë tënde / detyrimet e tua familjare,
- të të dorëzojë punën e bërë,
- të të mbrojë nga situata të papërshtatshme.
Më e mira është që këtë ta bësh nën praninë e një personi nga mjedisi yt i punës ose me shkrim.
3. Nëse punëdhënësi/punëdhënësja nuk bën asgjë për të përmirësuar situatën, mund të fillosh një procedurë arbitrimi dhe të kërkosh të mëposhtmet:
- eliminimin ose ndalimin e diskriminimit (Neni 5 paragr. 1 germa b e Ligjit për Barazinë Gjinore)
- përmirësim, nëse je cenuar mendërisht ose fizikisht nga ngacmimi në vendin e punës
- kompensim, nëse ngacmimi të ka shkaktuar dëme financiare (kosto mjekësore etj.)
Edhe vërejtjet për paraqitjen e jashtme mund të përfaqësojnë ngacmim seksual; merr këshillim lidhur me këtë.
Bën mirë të dish:
> Lidhur me ngacmimin në punë, në përgjithësi rekomandohet: Thuaj çfarë të shqetëson, përndryshe nuk mund të ngresh më vonë pretendime pas pushimit nga puna. Lejo që bisedën ta dëgjojë një kolege ose koleg.
> Shkruaji të gjitha, në mënyrë që t’i provosh më vonë.
> Gjithashtu mund të refuzosh në çdo kohë gjatë procedurës së arbitrimit, kur për shembull ke gjetur një punë të re. Procedura do të vazhdojë gjithsesi (Neni 10 paragr. 4 i Ligjit për Barazinë Gjinore).
> Gjatë orarit të punës ke të drejtë të ushqesh me gji fëmijën, si në një punë me kohë të pjesshme ashtu edhe me kohë të plotë.
Ushqyerja me gji është njësoj si shtrydhja nga qumështi i nënës.
Punëdhënësi/punëdhënësja duhet të të sigurojë një vend të përshtatshëm për ushqyerjen me gji. Je e lirë të zgjedhësh vendin për ushqyerjen me gji, por mund të jetë edhe diku jashtë vendit të punës.
Pushimet për ushqyerjen me gji në vitin e parë të fëmijës paguhen:
- 30 minuta nëse punon deri 4 orë në ditë.
- 60 minuta nëse punon më shumë se 4 orë në ditë.
- 90 minuta nëse punon mbi 7 orë në ditë.
Sipas Ligjit për Barazinë Gjinore, ngacmimi në vendin e punës për shkak të shtatzënisë dhe amësisë është diskriminim.
Präsidialdepartement des Kantons Basel-Stadt
Abteilung Gleichstellung und Diversität
Fachstelle Gleichstellung
Marktplatz 30a
4001 Basel
T +41 61 267 66 81
gleichstellung.bs.ch
Stampimi
Kreu
Mospunësimi për shkak të shtatzënisë
Pushimi nga puna gjatë periudhës së provës
Ngacmimi në vendin e punës
Pushimi diskriminues nga puna
Pushimi nga puna për hakmarrje
Marrëveshja e amësisë
Fjalor
Këshillim
Lidhje
Shkarkime
Formulari “Kërkesë për kryerjen e arbitrimit”
Formulari “Kundërshtim ndaj pushimit nga puna”
Formulari “Marrëveshja e amësisë”
Broshura të kantonit mbi Ligjin e për Barazinë Gjinore
Broshura të qeverisë federale mbi amësinë
Fleta e të dhënave për lejen e atësisë
Zgjedhje e gjuhës
