Pushimi nga puna gjatë periudhës së provës

 

Rast studimor:
Emma mbetet shtatzënë në periudhën 3-mujore të provës. Në fund të periudhës së provës, firma e pushon atë nga puna. Si arsye jepet shtatzënia: Nuk pritet që një grua shtatzënë të udhëtojë.

 

Ja se çfarë mund të bësh në këtë rast:

1. Nëse arsyeja e heqjes nga puna është shtatzënia jote, atëherë mund t’i paraqesësh punëdhënësit/punëdhënëses një kundërshtim me shkrim brenda periudhës së njoftimit (7 ditë).

2. Deri në përfundim të marrëdhënieve të punës ke 180 ditë kohë të fillosh një procedurë arbitrimi (Si funksionon kjo gjë?) dhe të kërkosh kompensim deri në gjashtë muaj pagë (Neni 5 paragraf. 2 dhe paragraf. 4 i Ligjit për Barazinë Gjinore).

 

Bën mirë të dish:

> Shtatzënia nuk ka pse të bëhet e ditur në periudhën e provës.

> Në përgjithësi rekomandohet: Para se të informosh punëdhënësin/punëdhënësen në periudhën e provës për shtatzëninë, bisedo me të se si po pritet puna jote. Lejo që bisedën ta dëgjojë edhe një person tjetër. Ose shkruaj një email, në mënyrë që të marrësh një përgjigje me shkrim. Kështu mund të provosh që një pushim i mundshëm më vonë nuk ka lidhje me rendimentin tënd në punë.


Pushimi nga puna për shkak të shtatzënisë është diskriminues (Neni 3 i Ligjit për Barazinë Gjinore), edhe në periudhën e provës.