Pushimi nga puna për hakmarrje


Rast studimor:
Marija bën pyetje vendimtare në vendin e punës për të drejtat e saj si nënë dhe i ankohet shefit të sektorit se sa keq trajtohet ajo dhe nënë të tjera brenda kompanisë. Të nesërmen e pushojnë nga puna për këtë gjë.

 

Ja se çfarë mund të bësh në këtë rast:

1. Nëse të pushojnë nga puna për shkak se bën pyetje vendimtare dhe ankohesh për diskriminim në vendin e punës, atëherë kjo mund të përbëjë “Pushim nga puna për hakmarrje”.

2. Kërko justifikim me shkrim për pushimin nga puna.

3. Fillo një procedurë arbitrimi brenda afatit të njoftimit (Si funksionon kjo gjë?). BNë procedurën e arbitrimit mund të kërkosh anulimin e pushimit nga puna dhe në këtë mënyrë rikthehesh në punë ose kompensim deri në gjashtë muaj pagë.

 

Bën mirë të dish:

> Nëse mbrohesh kundër pushimit diskriminues nga puna, kjo nuk duhet të ketë një ndikim negativ në referencën tënde të punës.

 

Ligji për Barazinë Gjinore të mbron nga pushimi nga puna (Neni 10 i Ligjit për Barazinë Gjinore), kur mbrohesh kundër një diskriminimi.